Mund të mendosh se njerëzit të gjykojnë vetëm nga mënyra si flet, si vishesh apo si sillesh, por sipas një antropologeje biologjike, ka disa detaje më të fshehura që ndikojnë në përshtypjen e parë, madje brenda pak minutash. Takimet dhe njohjet e reja nuk janë gjithmonë të lehta.
Edhe pse sot kemi më shumë mundësi për të njohur njerëz përmes aplikacioneve dhe rrjeteve sociale, gjetja e dikujt me të cilin krijohet një lidhje e vërtetë vazhdon të jetë një sfidë. Antropologia biologjike Helen Fisher, e cila ka studiuar për vite mënyrën se si njerëzit lidhen emocionalisht, thotë se mënyra si krijojmë marrëdhënie ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë në kohët moderne.
Sipas saj, sot njerëzit nuk martohen më thjesht për arsye familjare apo sociale, por për të gjetur dikë që i përshtatet dëshirave dhe ndjenjave të tyre, shpesh duke nisur gjithçka nga një ekran telefoni. Por pikërisht ky ndryshim e ka bërë edhe më të rëndësishme përshtypjen e parë.
Shpesh njerëzit krijojnë një ide për ty pa e kuptuar as vetë, duke u bazuar në disa detaje që duken të vogla. 1. Dhëmbët Buzëqeshja është një nga gjërat e para që njerëzit vënë re. Sipas Helen Fisher, dhëmbët mund të tregojnë shumë për moshën, shëndetin dhe stilin e jetës së një personi.
Ata mund të japin sinjale për kujdesin personal, zakone si pirja e duhanit apo konsumimi i tepërt i kafesë, madje edhe për mënyrën se sa shpesh dikush kujdeset për shëndetin e tij oral. Në momentin që buzëqesh, personi përballë teje krijon një përshtypje për pamjen tënde.
Studime të ndryshme kanë treguar se njerëzit me dhëmbë më të bardhë shpesh perceptohen si më të besueshëm, më të suksesshëm profesionalisht dhe financiarisht, si edhe më tërheqës. Ndërkohë, dhëmbët e zverdhur ose hapësirat jo të zakonshme mes tyre mund të ndikojnë negativisht në mënyrën si perceptohet dikush. 2.
Gramatika Fjalët që përdor dhe mënyra si komunikon tregojnë më shumë për ty nga sa mendon. Sipas Fisher, gramatika dhe mënyra e të shprehurit lidhen shpesh me formimin, edukimin dhe sfondin social të një personi. Gabimet e shumta drejtshkrimore, sidomos në një profil njohjesh apo në bisedat e para, mund të ndikojnë në mënyrën si të percepton dikush.
Për shumë njerëz, një mesazh i shkruar pa kujdes mund të jetë një sinjal që personi tjetër nuk i kushton shumë rëndësi detajeve. Disa studime kanë treguar se një pjesë e madhe e njerëzve preferojnë një komunikim të rregullt dhe të qartë edhe më shumë sesa një person që thjesht shfaq vetëbesim.
Prandaj, një mënyrë e thjeshtë për të lënë një përshtypje më të mirë është të kujdesesh pak më shumë për mënyrën si shkruan dhe shprehesh. 3. Vetëbesimi Vetëbesimi është një nga sinjalet më të forta që njerëzit kapin gjatë një takimi të parë. Sipas Helen Fisher, mënyra si ndihemi me veten ndikon drejtpërdrejt në marrëdhëniet që krijojmë me të tjerët.
Kur nuk ndihemi mirë me veten, e kemi më të vështirë të sjellim energji pozitive dhe të krijojmë afërsi emocionale. Mungesa e vetëbesimit shpesh shfaqet edhe përmes gjesteve të vogla: shmangia e kontaktit me sy, prekja e vazhdueshme e duarve, kafshimi i thonjve apo sjellje të tjera nervoze. Truri i njeriut është i ndërtuar për të analizuar shpejt dikë që sapo takon.
Në pak çaste përpiqemi të kuptojmë nëse personi përballë është i sigurt, i sinqertë dhe i qetë. Prandaj, puna me vetëbesimin nuk ndryshon vetëm mënyrën si të shohin të tjerët, por edhe mënyrën si e sheh veten. Edhe ndryshimet e vogla në mënyrën si kujdesesh për veten, si komunikon dhe si qëndron përballë të tjerëve mund të ndryshojnë shumë përshtypjen që lë.
