Lojtari që po paraqitet në Botëror, po hetohet për kurdisje

0%

Shpërndaje në: Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Elye Wahi, i cili po hetohet për dyshime për manipulim ndeshjesh, nuk është lejuar të udhëtojë për në Kanada për ndeshjen e radhës të ekipit të tij në Kupën e Botës kundër Gjermanisë. Njoftimin e ka bërë të ditur të enjten Federata e Futbollit e Bregut të Fildishtë. Bregu i Fildishtë do të përballet me Gjermaninë të shtunën në Tortonto.

Federata tha se Wahi, nuk do të mund të udhëtojë me skuadrën, sepse “leja e nevojshme administrative për hyrjen e tij në territorin kanadez nuk mund të merret në këtë fazë”. Whai u paraqit në sulm për Bregun e Fildishtë në fitoren ndaj Ekuadorit 1:0 në ndeshjen e parë të luajtur të hënën.

Ai do të mbetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në pritje të kthimit të ekipit, bëri të ditur Federata. Liga franceze e futbollit tha të mërkurën se një “sasi e pazakontë bastesh” u vendosën ndërkombëtarisht për Wahin që të merrte karton të verdhë në ndeshjen e Ligue 1 kundër Nice në maj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Liga franceze u njoftua nga partnerët që monitorojnë tregjet e basteve në lidhje me aktivitetin e dyshimtë të basteve në nivel ndërkombëtar në lidhje me ndeshjen në shtëpi të Nice kundër Metz më 17 maj, e cila përfundoi 0:0, dhe në të cilën Wahi u ndëshkua me karton të verdhë.

Liga franceze tha se ia kaloi këtë informacion autoriteteve përkatëse të policisë dhe të lojërave të fatit, si dhe Federatës Franceze të Futbollit.

E pyetur nëse Wahi është marrë në pyetje nga policia, zyra e prokurorit të Marseillet i tha agjencisë së lajmeve “Associated Press” se “një lojtar profesionist futbolli 23-vjeçar, që garonte në kampionatin francez të Ligue 1, u arrestua më , si pjesë e hetimit”.

Zyra shtoi se “hetimi ka të bëjë me vepra të dyshuara penale të mashtrimit të organizuar, korrupsionit të organizuar sportiv, pranimit të mallrave të vjedhura dhe pastrimit të parave”. Lojtari u mor në pyetje ndërsa ishte në paraburgim dhe u lirua pa u ndaluar. Zyra shtoi se hetimi ishte duke vazhduar. Përfaqësuesit e Wahit nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Burimi: Koha