Gjiganti turk kërkon përforcim të madh, ofron 5 milionë euro për

0%

Besiktas ka nisur lëvizjet konkrete për transferimin e sulmuesit belg, Romelu Lukaku, gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas gazetës turke “Fanatik”, klubi nga Stambolli ka përshpejtuar bisedimet me Napolin për të siguruar shërbimet e qendërsulmuesit 33-vjeçar, i cili është identifikuar si një nga objektivat kryesorë të klubit.

Besiktas, i udhëhequr nga ish-trajneri i Bolonjës, Vincenzo Italiano, është në kërkim të një sulmuesi me përvojë për repartin ofensiv, ndërsa Lukaku shihet si profili ideal për këtë rol. Sulmuesi belg është i hapur për një largim nga Napoli, pasi kontrata e tij me klubin italian skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Kjo situatë mund të ndikojë edhe në vendimin e kampionëve italianë për ta shitur gjatë këtij afati kalimtar. Sipas raportimeve, Besiktas ka paraqitur një ofertë fillestare prej 5 milionë eurosh, ndërsa Napoli kërkon rreth 10 milionë euro për ta liruar sulmuesin me përvojë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lukaku ka qenë një nga lojtarët e rëndësishëm të Belgjikës në Kupën e Botës 2026, ku ka luajtur rolin e një super-zëvendësuesi, duke realizuar tre gola dhe duke dhënë një asistim në pesë paraqitje. Sulmuesi belg do të ketë mundësinë të vazhdojë aventurën e tij në Botëror, pasi Belgjika do të përballet me Spanjën në fazën e çerekfinales. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com