Prokurorja Sahide Gashi pas seancës për vrasjen në Gllogjan në një deklarim për media nuk dha detaje për rastin. Ajo para gazetarëve shkurtimisht u shpreh se të gjitha do t’i thotë në gjykatë. Gashi: Krejt çka kam të them, e them në gjykatë “Krejt çka ka me thonë, e them në gjykatë”, tha Gashi.
E pyetur se pse e ka përmendur prokuroren e re të rastit vetëm në fjalën përfundimtare, Gashi nuk u pajtua me këtë. Gashi: Nuk pajtohem me atë “Nuk pajtohem me atë” , tha ajo. Gjykata Themelore në Pejë sot ka vendosur të rihapë shqyrtimin gjyqësor në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, ku të akuzuar janë Halil, Kreshnik dhe Kastriot Mehmetaj.
Vendimi është marrë pasi Prokuroria, vetëm në fjalën përfundimtare, iu referua një videoincizimi të Kreshnik Mehmetajt duke gjuajtur me armë dhe provave balistike që nuk ishin paraqitur dhe administruar më parë gjatë gjykimit, duke i pamundësuar mbrojtjes t’i kundërshtojë ato.
Të tre Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj akuzohen se më , nën motivin e hakmarrjes, kanë shtënë me kallashnikov në drejtim të një autobusi në Gllogjan, ku mbetën të vrarë dy nxënës 17-vjeçarë dhe shoferi i autobusit. Më , në seancën fillestare, tre të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.
