Themelohet grupi punues për hartimin e Programit për Mbrojtje të

0%

Sot u themelua Grupi Punues për hartimin e Programit për Mbrojtje të Konsumatorëve të Cenueshëm për periudhën 2026–2027. Sipas një njoftimi për media thuhet se përmes këtij programi do të hartohen kriteret, procedurat dhe mekanizmat e nevojshëm për dizajnimin dhe zbatimin e masave në mbështetje të konsumatorëve të cenueshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse.

“Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka për qëllim ndërtimin e politikave të qëndrueshme që mbrojnë qytetarët më të cenueshëm dhe garantojnë qasje më të drejtë në shërbimet dhe mbështetjen institucionale. Sot themelova Grupin Punues për hartimin e Programit për Mbrojtje të Konsumatorëve të Cenueshëm për periudhën 2026–2027.

Përmes këtij programi do të hartohen kriteret, procedurat dhe mekanizmat e nevojshëm për dizajnimin dhe zbatimin e masave në mbështetje të konsumatorëve të cenueshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet përkatëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi