Deschamps: Kone është i nënvlerësuar

0%

Manchester United ka shtuar mesfushorin e Romës, Manu Kone, në listën e objektivave të verës, pasi transferimi i ëndrrave për Aurelien Tchouamenin dështoi. Klubi anglez ka arritur tashmë marrëveshje për Edersonin e Atalantës dhe Andrey Santosin e Chelseat.

INEOS po udhëheq një verë transformuese në Manchester United, ndërsa Michael Carrick po punon për rindërtimin e skuadrës para sezonit të ri. Ka kaluar pothuajse një muaj që nga hapja e afatit kalimtar dhe, siç pritej, “Djajtë e Kuq” kanë qenë shumë aktivë në treg, me synimin për të ndërtuar një ekip që mund të konkurrojë në të gjitha frontet.

Prioriteti kryesor i Carrickut ka qenë rinovimi i mesfushës, pas largimit të Casemiros dhe dëmtimit serioz në gju të Manuel Ugarte. Ederson dhe Andrey Santos drejt “Old Traffordit” United arriti në fillim të muajit të kaluar marrëveshjen prej 35 milionë funtesh për transferimin e Edersonit nga Atalanta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës, mesfushorit i ka mbetur vetëm t’i kryejë testet mjekësore përpara se ta finalizojë kalimin në Premierligë. Megjithatë, skuadra që do të luajë në Ligën e Kampionëve nuk dëshiron të ndalet vetëm te Edersoni. Të mërkurën u raportua se Manchester United ka arritur marrëveshje edhe për transferimin e Andrey Santosit nga Chelsea për 50 milionë funte.

Santos po përgatitet për kontrollet mjekësore, përpara se t’i bashkohet bashkëkombësit të tij në “Old Trafford”. Megjithatë, 22-vjeçari nuk është mesfushori i vetëm që Carrick po ndjek.

Manu Kone futet në listën e Unitedit Sipas “TEAMtalk”, Manchester United po shqyrton një lëvizje për mesfushorin e Romës, Manu Kone, pasi është informuar se francezi dëshiron ta provojë veten në elitën e futbollit anglez. Roma raportohet se është e gatshme ta shesë 25-vjeçarin për rreth 50 milionë funte.

Kone është shndërruar në një alternativë serioze pasi United humbi mundësinë për ta transferuar objektivin kryesor, Aurelien Tchouameni. Mesfushori i Real Madridit, i cili ka luajtur përkrah Kones te Franca në Kupën e Botës, ishte ndër emrat kryesorë në listën e klubit anglez.

Megjithatë, kontrata e re gjashtëvjeçare që Tchouameni nënshkroi me Real Madridin i dha fund çdo mundësie për transferim. Kone ka karakteristika të ngjashme me yllin e Real Madridit, veçanërisht në rikuperimin e topit dhe avancimin me të nga mesfusha.

Për këtë arsye, ai shihet si një alternativë më e përballueshme financiarisht, ndërsa paraqitjet e tij në Kupën e Botës kanë shtuar interesimin ndaj tij. Reprezentuesi francez, i cili numëron 17 paraqitje me kombëtaren, zhvilloi 37 ndeshje në të gjitha garat gjatë sezonit të kaluar, duke e ndihmuar Romën të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, mundësia për t’iu bashkuar Manchester Unitedit mund të jetë shumë e vështirë për t’u refuzuar. Kone ishte një nga lojtarët kyç të Romës gjatë sezonit të kaluar dhe paraqitjet e tij i siguruan një vend në skuadrën e Didier Deschampsit për Kupën e Botës.

Sipas statistikave të “FotMob”, ai ishte mes 15 për qind të lojtarëve më të mirë të Serie A për rikuperime të topit dhe mes 19 për qind më të mirëve për ndërhyrje. Forca fizike dhe aftësia për të dominuar në mesfushë e bëjnë atë një profil të përshtatshëm për Manchester Unitedin, që ka nevojë për një lojtar të aftë ta mbrojë repartin defensiv.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, e kishte cilësuar Kone si një futbollist të nënvlerësuar. “E përsëris: Manu Kone është i nënvlerësuar”, kishte deklaruar Deschamps.

“Po vjen pas një sezoni shumë të mirë me Romën dhe po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për ne në çdo seancë stërvitore.” “Ai është shumë efikas në rikuperimin e topit, por nuk duhet të kufizohet vetëm në rolin e mesfushorit defensiv, sepse bën diferencën edhe me mënyrën se si e përdor topin.” Kone kontribuoi në pesë gola në Serie A gjatë sezonit të kaluar, duke dëshmuar se nuk është vetëm një mburojë për mbrojtjen, por edhe një lojtar që mund të ndikojë në fazën sulmuese.

Pas marrëveshjeve për Edersonin dhe Andrey Santosin, transferimi i Kones do ta kompletonte një rindërtim të madh të mesfushës së Manchester Unitedit.

Burimi: Bota Sot