Rikthehen tensionet në Kuvend, Peleshi ndërpret për herë të tretë seancën! Opozita bllokon përsëri foltoren, 1 orë pushim

0%

Rikthehen për herë të tretë tensionet në sallën e Kuvendit mes opozitës dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi, ku nuk munguan as akuzat. Peleshi u detyrua që për herë të tretë ta ndërpresë punimin e seancës dhe këtë herë me një orë. Kjo pasi deputetët demokratë bllokuan sërish foltoren dhe nuk pranuan që të uleshin.

Këto përplasje ndodhën gjatë kohës që ministri i Jashtëm Ferit Hoxha do fliste për konferencën ndërqeveritare BE-Shqipëri për negociatat.

Burimi: Bota Sot