McIntosh thyen rekordin 17-vjeçar

0%

Summer McIntosh vazhdon të thyejë rekorde. Në garat e kampionatit kanadez, notarja 19-vjeçare vendosi një rekord të ri botëror në 200 metra stil flutur për femra, me kohën 2’01”65. Ajo arriti të përmirësonte kohën e mëparshme të vendosur nga kinezja Liu Zige (2’01”81), një rekord që datonte që nga viti 2009. Pra, një kohë që bie pas 17 vitesh.

McIntosh, 3 herë kampione olimpike në “Paris 2024”, festoi duke goditur grushtet në ujë me një buzëqeshje rrezatuese, plot gëzim. Ajo kishte kohë që synonte këtë rekord.

Burimi: Bota Sot