Komanda amerikane: Mbi 800 anije tregtare kanë kaluar nëpër

0%

Më shumë se 800 anije tregtare kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit me ndihmën e Marinës Amerikane që nga fillimi i majit, tha Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) në një deklaratë.

“Që nga fillimi i majit, forcat amerikane kanë ndihmuar në lehtësimin e tranzitit të suksesshëm të më shumë se 800 anijeve tregtare dhe 380 milionë fuçive naftë të papërpunuar”, t ha komanda në një deklaratë për X.

Komanda gjithashtu mohoi pretendimet e medias shtetërore iraniane se trafiku i anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit është aktualisht i kufizuar në një rrugë të miratuar nga Teherani. “Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit”, shtoi CENTCOM. Më parë, Lloyd’s List Intelligence raportoi se 576 udhëtime tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit u regjistruan në qershor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në të njëjtin muaj të vitit 2025, shifra ishte 3,100 tranzit anijesh. Bloomberg raportoi se mes sulmeve të fundit të SHBA-së ndaj Iranit, trafiku i anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit ishte ndalur pothuajse plotësisht këtë javë.

Burimi: Bota Sot