Pas ekzaminimit të pajisjeve elektronike dhe analizimit të materialeve të nxjerra, Sektori i Hetimeve i Departamentit së Policisë Kufitare, më ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës, lidhur me kontrollin në shtëpi dhe ambiente përcjellëse në tri lokacione të ndryshme në regjionin e Mitrovicës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më – , në autostradën “Ibrahim Rugova”, Vërmicë – Prishtinë. Po ashtu gjatë kontrollit në shtëpinë e një të burgosuri, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë me tetë fishekë. Ndërkaq rasti është cilësuar si “Kontrabandim me migrant, armëmbajtje pa leje, posedim i substancave narkotike”.
“Autostrada Vërmicë-Prishtinë – . Pas ekzaminimit të pajisjeve elektronike dhe analizimit të materialeve të nxjerra, Sektori i Hetimeve i Departamentit së Policisë Kufitare, më ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës, lidhur me kontrollin në shtëpi dhe ambiente përcjellëse në tri lokacione të ndryshme në regjionin e Mitrovicës.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të burgosuri mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar një pushkë me tetë fishekë. Lidhur me rastin i burgosuri është sjellë nga oficerët korrektues për të qenë prezentë gjatë bastisjes dhe për intervistë, ku pas intervistës i njëjti është kthyer në Qendrën Korrektuese.
Lidhur me rastin ‘Kontrabandë me emigrantë’ është ndaluar edhe një i dyshuar tjetër mashkull kosovar, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
