Jon Bon Jovi rikthehet në skenë katër vjet pasi operacioni në fyt i

0%

Jon Bon Jovi u rikthye në skenë të martën në mbrëmje, katër vjet pasi iu nënshtrua një operacioni për të riparuar një kordë vokale të dëmtuar. Rockeri 64-vjeçar performoi në Madison Square Garden (MSG) në New York, duke hapur turneun e grupit të tij, Forever Tour. Sipas revistës People, grupi performoi për më shumë se dy orë, me një repertor prej 21 këngësh.

Bon Jovi do të rikthehet në skenën e MSG edhe për tetë koncerte të tjera gjatë muajit korrik, përpara se të nisë turneun në Mbretërinë e Bashkuar në muajin gusht. Pak ditë para koncertit të parë, Jon publikoi një mesazh në Instagram. “Shumë punë e palodhur dhe shumë njerëz të talentuar na ndihmuan të arrinim deri këtu. Faleminderit të gjithëve që kontribuuan në realizimin e Forever Tour.

Tani është radha jonë të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë. Hajde, djem!”, shkroi ai për gati tre milionë ndjekësit e tij. Në fillim të koncertit të së martës, Jon këndoi vargun e parë të këngës së vitit 1967 të The Beatles, With a Little Help from My Friends. Duke iu referuar operacionit të zërit, ai interpretoi vargun: “Çfarë do të bëje nëse do të këndoja jashtë tonalitetit?”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë koncertit, këngëtari i njohur u shpreh gjithashtu: “Nuk e kisha dëgjuar zhurmën dhe entuziazmin e një publiku prej katër vitesh dhe nuk e dija nëse do ta kujtoja më se si ndihej ajo ndjesi.” Ai shtoi se ndihej “mirënjohës dhe i përulur nga e gjithë kjo përvojë.”

Më pak se një muaj më parë, Jon u dha fansave një përditësim mbi gjendjen e zërit të tij, pasi në vitin 2024 kishte deklaruar se nuk e dinte nëse do të ishte ndonjëherë në gjendje të rikthehej në turne pas problemeve serioze me kordat vokale.

Burimi: Bota Sot