Cristiano Ronaldo ndan Portugalinë, trajneri Roberto Martinez ka frikë të zëvendësojë!

0%

Edhe kundërshtarët e Republikës Demokratike të Kongos e pranojnë: “S’kishim përgatitur asnjë ‘kafaz’ për CR7, është i plakur dhe nuk është më i njëjti”. Paraqitja e vakët, barazimi i Portugalisë dhe tripleta e Messi-t. Nuk ishte debutimi që pritej në Botërorin 2026 nga Cristiano Ronaldo, i bombarduar nga kritikat, për herë të parë edhe nga tifozët e tij.

Sulmuesi 41-vjeçar i Al Nassr, në Kupën e 6-të të Botës u duk “i fikur” në fushë, aq sa edhe kundërshtarët e Republikës Demokratike të Kongos e kanë pranuar hapur. “Nuk është më i njëjti. Nuk kishim asnjë plan specifik për Cristiano Ronaldo-n, për të thënë të vërtetën. Kam respekt për një nga lojtarët më të mirë të historisë, por tani është i plakur.

Kur arrin një farë moshe, nuk mund të bësh të njëjtat gjëra”, – ka thënë Mukau, lojtari i Lille, pas barazimit 1-1. Këto fjalë nuk do t’i pëlqejnë CR7, por as trajnerit Roberto Martinez. Ky i fundit është kritikuar ashpër për faktin që vonoi aktivizimin e Gonçalo Ramos në vend të 5 herë fituesit të “Topit të Artë”. “A po shohim të njëjtën ndeshje?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ka frikë të ndërrojë Ronaldo-n, nuk bëhet kështu trajner”. Këto ishin qëndrimet më të shumta në Portugali. Duket gjithsesi e vështirë që kapiteni të ulet në stol, por nëse edhe ndaj Uzbekistanit do të shihet i njëjti Cristiano Ronaldo, rruga e Botërorit për të do të jetë një malore e fortë.

Burimi: Bota Sot