Në kulmin e dallgës së zhgënjimit për humbjen e hidhur ndaj Argjentinës në 1/8 e finaleve të Botërorit 2026, trajneri i kombëtares egjiptiane Hossam Hassan u bë protagonist i një episodi që nuk ka të bëjë me sfidën.
Ai është shfaqur në një video të shkurtër teksa, duke dalë nga fusha e lojës në përfundim të ndeshjes, pështyn në tokë dhe i thotë ‘f..k you’një tifozi argjentinas që i kishte treguar flamurin izraelit, një shenjë e qartë provokimi për deklaratën e tij në mbështetje të kauzës palestineze.
Video menjëherë u bë virale në rrjetet sociale sidomos në Egjipt dhe në pjesën tjetër të botës arabe dhe është ripostuar shumë herë me komente që ishin në mbështetje të Hassan. ‘Pështyma jote është më e pastër’-lexohet te një nga komente dhe ka nga ata që kujtojnë se Argjentina fshehu për një kohë të gjatë shumë krerë nazistë.
