​Dy të arrestuar, dyshohen për vjedhje në Prishtinë

0%

Policia e Kosovës arrestoi dy të dyshuar për vjedhje të një motoçiklete në Prishtinë. “Sektori Hetimeve të Kryeqytetit, gjatë ditës së sotme, ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Operacioni policor është zhvilluar në kuadër të hetimeve lidhur me një rast të vjedhjes së rëndë, të ndodhur më në Prishtinë, ku ishte vjedhur një motoçikletë. Personat e arrestuar janë: Gj.K., mashkull, 35 vjeç; D.B., mashkull, 21 vjeç. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Burimi: Telegrafi