​Nis fushata vetëdijësuese për përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit

0%

Byroja Kosovare e Sigurimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me mbështetjen e Bankës Qendrore të Kosovës, ka lansuar sot fushatën vetëdijësuese për përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit, raporton KosovaPress.

Në konferencën e lansimit u tha se qëllimi i kësaj nisme është rritja e informimit të qytetarëve mbi përdorimin e Raportit Evropian të Aksidentit, si një mekanizëm praktik dhe efikas për trajtimin e aksidenteve me dëme materiale.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, foli për rolin e Policisë së Kosovës në garantimin e sigurisë në komunikacion dhe në menaxhimin e rasteve të aksidenteve rrugore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe përdorimit të Raportit Evropian të Aksidentit për trajtimin më efikas të rasteve me dëme materiale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pasqyrimi i gjendjes së sigurisë në komunikacion për periudhën janar-maj tregon se numri i aksidenteve me persona të vdekur është pothuajse i njëjtë, me 38 persona që kanë humbur jetën. Ndërkaq, aksidentet me dëme materiale kanë shënuar rënie. Kosova, në krahasim me disa shtete të rajonit, qëndron dukshëm më mirë sa i përket numrit të personave që humbin jetën në aksidente trafiku.

Kjo edhe përkundër faktit se numri i automjeteve dhe i shofereve është rritur vazhdimisht, ndërsa aktualisht kemi rreth 950 mijë shoferë të licencuar”, tha Hoxha.

Burimi: Telegrafi