Bekim Balaj portier përballë Malishevës?!

0%

Vllaznia dhe Malishave do të përballen sot në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Conference League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën . Një nga emrat surprizë të ftuar nga trajneri Edi Martini për këtë duel është edhe portieri 20-vjeçar Rezart Bunjaj, i cili do të jetë në stol.

Mirëpo, lëvizja e fundit nga mediumi “Flashscore” ka bërë lëmsh tifozët. Kjo për shkak se në profilin e Rezart Bunjajt, shihet të jetë vendosur foto e sulmuesit Bekim Balaj. Ky i fundit del si një 20-vjeçar dhe që mban rolin e portierit, pikërisht para ndeshjes me Malishevën.

Burimi: Bota Sot