Erikseni do ta nisë rehabilitimin, pasi u rrëzua në fushë një muaj më

0%

Christian Eriksen do ta nisë rehabilitimin individual në Danimarkë, pasi u rrëzua në fushë gjatë një ndeshjeje miqësore muajin e kaluar. Mesfushori danez humbi ndjenjat gjatë ndeshjes kundër Ukrainës në Odense në muajin qershor. Takimi u ndërpre në minutën e 65-të dhe më pas u anulua, ndërsa 34-vjeçari arriti të largohej nga fusha në këmbë.

Eriksen mban një defibrilator të implantueshëm kardioverter (ICD), një pajisje e ngjashme me stimuluesin kardiak, që iu vendos pasi pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë në Euro 2020, në vitin 2021.

Pas incidentit të muajit të kaluar, ai sqaroi se “ishte një situatë ndryshe nga ajo e vitit 2021” dhe theksoi se pajisja e tij ICD “bëri pikërisht atë për të cilën ishte projektuar: të më mbronte kur kisha nevojë”. Eriksen gjithashtu bëri të ditur se “ndihet mirë” dhe ndodhet në shtëpi pranë familjes së tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Klubi i tij aktual, Wolfsburgu, ka konfirmuar se mesfushori “së shpejti do të nisë një program individual rehabilitimi”. “Pas bisedimeve me drejtorin e përgjithshëm të VfL Wolfsburg, Dieter Hecking, u vendos që 34-vjeçari ta zhvillojë rehabilitimin në vendlindjen e tij, Danimarkë”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Wolfsburgu mbetet në kontakt të vazhdueshëm me Christianin dhe me mjekët që po mbikëqyrin trajtimin e tij. Ne vazhdojmë t’i urojmë Christianit gjithë të mirat në procesin e rehabilitimit”, thuhet tutje.

Pas arrestit të parë kardiak në Euro 2020, Eriksen nuk mundi të vazhdonte karrierën te Interi për shkak të rregullave në Itali, të cilat nuk lejojnë futbollistët me pajisje ICD të garojnë në Serie A. Megjithatë, ai iu rikthye futbollit profesional me Brentfordin në vitin 2022, vetëm tetë muaj pas incidentit të parë në fushë.

Më pas kaloi tri sezone te Manchester United, ndërsa që nga shtatori i vitit 2025 është pjesë e Wolfsburgut. Si Premierliga ashtu edhe Bundesliga lejojnë futbollistët me një pajisje ICD të vazhdojnë karrierën. ICD është një pajisje rreth gjysmës së madhësisë së një telefoni celular, me tela të hollë që lidhen pranë zemrës. Ekzistojnë dy lloje kryesore të kësaj pajisjeje.

Njëri vendoset nën lëkurë, zakonisht pranë sqetullës, dhe funksionon si një defibrilator i vogël që ndërhyn në rast të ritmeve të rrezikshme të zemrës. Lloji tjetër vendoset zakonisht poshtë klavikulës dhe, ashtu si një stimulues kardiak, mund të dërgojë impulse elektrike të rregullta nëse zbulon se zemra po rreh shumë ngadalë.

Burimi: Bota Sot