Real Madrid ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Ibrahima Konate, i cili do të jetë pjesë e klubit madrilen për katër sezonet e ardhshme. Në njoftimin zyrtar, klubi bëri të ditur se mbrojtësi francez ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë në “Santiago Bernabéu” deri më , transmeton IndeksOnline.
“Real Madrid CF dhe Ibrahima Konaté kanë arritur një marrëveshje sipas së cilës ai do të jetë lojtar i Real Madridit për katër sezonet e ardhshme, deri më ”, thuhet në komunikatën e klubit. Konaté konsiderohet një nga mbrojtësit më të spikatur të futbollit evropian në vitet e fundit dhe pritet të forcojë ndjeshëm repartin defensiv të skuadrës madrilene në sezonet e ardhshme.
