Fenomeni Vozinha vazhdon të jetë numri një

0%

Shpërndaje në: Kupa e Botës është ngjarje që mund ta ndryshojë jetën e secilit. Kështu ka ndodhur në këtë edicion me Vozinhan, portierin e Kepit të Gjelbër. Ai nuk ishte i njohur globalisht, por u bë i tillë me paraqitjet ndaj Spanjës, Arabisë Saudite, Uruguait dhe Argjentinës. Ishte yll i shtetit të tij. Vozinha është konfirmuar si numri një edhe jashtë fushës së lojës.

Ai ka më së shumti ndjekës në “Instagram” nga gjithë portierët. Aktualisht i ka 28.3 milionë ndjekës. Prapa ka lënë Thibaut Courtoisin me 18.1 milionë ndjekës, Manuel Neuerin me 15 milionë dhe Iker Casillasin me 20.4 milionë ndjekës. Sa ka ndjekës Vozinha, nuk kanë as yjet e futbollit botëror si Pedri e Harry Kane.

Për Vozinhën, “AS” ka shkruar të enjten se është interesuar Inter Miami, skuadra ku luan Lionel Messi, superylli argjentinas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha