Kapiteni i Norvegjisë, Martin Odegaard, beson se skuadra e tij ka gjithçka për të rivalizuar me Anglinë në çerekfinalen e Botërorit. Mesfushori i Arsenalit kujtoi fitoren ndaj Brazilit dhe u shpreh se Norvegjia nuk ka ardhur në turne vetëm për të qenë pjesëmarrëse. “Nuk kemi nevojë që bota të besojë te ne.
Nuk erdhëm në Kupën e Botës duke pritur të ishim thjesht një pjesëmarrës; erdhëm duke besuar se mund të konkurronim me këdo. Kundër Anglisë, ne vërtet besojmë se kemi një shans.” Odegaard kujtoi se pak vetë besonin te Norvegjia edhe përballë Brazilit, por skuadra arriti të siguronte kualifikimin. “Askush nuk besonte se mund ta eliminonim Brazilin.
Të gjithë flisnin për yjet, historinë dhe cilësinë e tyre. Pastaj i mundëm me dy gola. Ne ndaluam së shqetësuari për reputacionin dhe filluam të luanim me guxim. Që atëherë, çdo lojtar ka luftuar për stemën, për tifozët dhe për vendin tonë.” Kapiteni norvegjez vlerësoi cilësinë e Anglisë, por beson se kjo nuk e përcakton rezultatin e ndeshjes “Anglia meriton respekt të madh.
Ata kanë futbollistë të jashtëzakonshëm, një trajner të nivelit të lartë dhe shumë përvojë. Por historisë nuk i intereson se kush është favoriti. Historia e kujton ekipin që shkruan historinë.” Në përfundim, Odegaard e cilësoi çerekfinalen si një mundësi të madhe për Norvegjinë.
“Kjo çerekfinale është një tjetër mundësi për Norvegjinë për të krijuar diçka që vendi ynë do ta kujtojë përgjithmonë . Nëse tregojmë të njëjtin shpirt, disiplinë dhe besim që kemi demonstruar gjatë gjithë këtij turneu, pse të mos ëndërrojmë?”
