Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën këtë të enjte, ku një grua dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës , shtetasi me inicialet Sh. Z., 62 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, B. Z., rreth 55 vjeçe. Policia bën të ditur se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Menjëherë pas krimit, shërbimet policore kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë arrestuar të dyshuarin dhe e kanë shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe arma e zjarrit, me të cilën dyshohet se është kryer krimi.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj. Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, 62-vjeçari dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten me çifte. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
