Kolumbia merr fitore ndaj Uzbekistanit

0%

Kolumbia e nisi me fitore aventurën e saj në Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Uzbekistanin me rezultat 3:1 në ndeshjen e parë të Grupit K, të zhvilluar në Mexico City. Protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte Luis Diaz, i cili kontribuoi me një asistim dhe një gol, duke udhëhequr kolumbianët drejt tre pikëve të para.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe me disa ndërhyrje të ashpra, ndërsa rasti i parë serioz i takimit erdhi në minutën e 17-të, kur Arias provoi nga distanca. Luis Diaz ishte pranë golit në minutën e 32-të, por goditja e tij u ndal nga shtylla. Epërsia e Kolumbisë erdhi në minutën e 41-të.

Ylli i Bayernit dërgoi një top të shkëlqyer në zonë dhe Daniel Munoz u gjend në vendin e duhur për të shënuar për 1-0. Në fillim të pjesës së dytë, trajneri i Uzbekistanit, Fabio Cannavaro, reagoi me dy zëvendësime dhe ato dhanë efekt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas një pritjeje të Vargas ndaj goditjes së Shomurodovit, topi përfundoi te Abbosbek Fayzulayev, i cili shënoi për 1-1 në minutën e 60-të, duke ndezur festën e tifozëve uzbekë. Megjithatë, gëzimi i debutuesve në Kupën e Botës zgjati vetëm gjashtë minuta.

Pas një kundërsulmi të shpejtë, Kevin Castano gjeti Luis Diazin në krahun e majtë dhe sulmuesi kolumbian realizoi me një goditje të saktë për 2-1. Uzbekistani tentoi të rikthehej edhe një herë në lojë, por Kolumbia administroi mirë rezultatin. Në minutën e nëntë të kohës shtesë, Jaminton Campaz vulosi fitoren me një gol me kokë për rezultatin përfundimtar 3-1.

Kështu, Kolumbia e nis me fitore rrugëtimin në Botërorin 2026, ndërsa Uzbekistani, që po merr pjesë për herë të parë në këtë kompeticion nën drejtimin e Fabio Cannavaros, la përshtypje pozitive pavarësisht humbjes.

Burimi: Bota Sot