Sulmuesi njofton largimin

0%

Sulmuesi i majtë, Bedri Greca ka zyrtarizuar largimin nga ekipi i Pogradecit. Pas vetëm një sezoni me liqenorët, 35-vjeçari ka vendosur të ndajë rrugët. “I uroj fat Pogradecit. Dhashë më të mirën tim duke shkuar deri në finalen e Play-Off, por nuk arrita të çojë ekipin në Superiore për shumë arsyeje. Nga sot jam i lirë pas përfundimit të kontratës”, ka shkruar Greca.

Në edicionin 2025-2026, sulmuesi anësor kontriboi me 8 gola dhe 7 asiste në 25 ndeshje, statistikë pozitive, marrë në konsideratë edhe moshën.

Burimi: Bota Sot