Haaland për fitoren ndaj Brazilit: Ende duket joreale

0%

Shpërndaje në: Eliminimi i Brazilit nga Norvegjia u vlerësua si një nga befasitë më të mëdha të Kupës së Botës. Edhe sulmuesi Erling Haaland, thotë se i duket ende e pabesueshme që Norvegjia eliminoi pesë herë kampionin e Botës, Brazilin. Sulmuesi 25-vjeçarë shënoi dy gola në fitoren 2:1 të Norvegjisë.

Falë shkëlqimit të tij ndaj Brazilit, Norvegjia avancoi në çerekfinale të Kupës së Botës. “Ende duket joreale, si diçka kaq e pabesueshme. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se kjo mund të ndodhte. Kjo është e mahnitshme dhe marramendëse”, tha Haalandi të enjten në kanalin e tij në You Tube. Sulmuesi norvegjez ka shënuar shtatë gola deri më tani.

Vetëm Lionel Messi ka shënuar më shumë gola në këtë Botëror, duke kryesuar në listën e golashënuesve me tetë gola. Shtatë gola i ka edhe Kylian Mbappe. Norvegjia do të përballet të shtunën në çerekfinale kundër Anglisë nga ora .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha