Nevil Dede optimist për kualifikimin në Champions

0%

Në një intervistë të dhënë për “Moldfootball.com”, trajneri i Egnatias ka folur lidhur me ndeshjen që përfundoi në barazimin 1-1 përballë Petrocub, e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Champions League. Patët një fillim të vështirë, pësuat gol pas 44 sekondash. Çfarë ndodhi dhe si u ndjetë? Nuk ishim të përgatitur për atë se çfarë ndodhi në minutën e parë.

Por skuadra u përgjigj shumë mirë dhe patëm shanset tona. E dija që ndeshja do të ishte shumë e vështirë. Pas pësimit të golit, e kontrolluam pjesën e parë. Në çdo kohë, Petrocub na detyroi t’i qëndronim afër objektiv tonë, por kjo na erdhi si pasojë e gabimeve tona dhe pasimeve të pasigurta që çuan kundërshtarin drejt shanseve për gol. Duhet ta kishim fituar, por kështu është futbolli.

Kartoni i kuq në fundin e pjesës së parë? Ishte e papritur, një episod që u shkaktua nga një gabim i lojtarit tonë. Por e menaxhuam duke barazuar ndeshjen, ndërsa pas kësaj u përpoqëm të bënim të shumtën e asaj që ishte e mundur. Dy goditjet në pjesën e parë, goli i hershëm apo dalja me të kuq e lojtarit? Gjëra të ndryshme ndodhin në futboll përgjatë gjithë kohës dhe duhet ta pranojmë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duhet të jesh i përgatitur për gjithçka loja të sjell. Dua të falenderoj gjithashtu lojtarët që erdhën nga stoli. Pas ndryshimeve, na u desh të vuanim pak, por në të njëjtën kohë kishim edhe shanset tona që mund t’i kishim shfrytëzuar për mirë. Megjithatë, ende s’ka mbaruar asgjë. Ndeshjen e kthimit e kemi përpara. Barazimi 1-1, i kënaqshëm?

Tani që ndeshja ka mbaruar, mund të themi që është rezultat i mirë. Por para ndeshjes, nuk po e llogarisnim këtë. Kjo është ndeshja e njerëzve dhe njerëzit mund të bëjnë gabime. Trajneri i Petrocub tha se do vijnë në Shqipëri për fitore, si e lexoni? Do ta shohim. Kemi respekt për Petrocub sepse janë vërtetë ekip i fortë.

Por, pavarësisht ndeshjes, kemi ende shpresë që mund të bëjmë më mirë në ndeshjen e kthimit.

Burimi: Bota Sot