Eliminimi i Portugalisë nga Kupa e Botës ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa ish-futbollisti francez Youri Djorkaeff ka kritikuar mënyrën se si ekipi portugez e menaxhoi ndeshjen ndaj Spanjës. Portugalia u eliminua nga turneu pas humbjes minimale 1:0 përballë Spanjës, në një sfidë ku Cristiano Ronaldo nuk arriti të linte gjurmë në sulm.
Djorkaeff mendon se Kombëtarja portugeze nuk e mbështeti mjaftueshëm kapitenin e saj dhe se loja duhej të ishte ndërtuar rreth tij. “Do të duhej që ekipi të luante për Cristiano Ronaldon. Ndjehet sikur ai është bojkotuar nga vetë skuadra e tij. Ai nuk është shërbyer dhe nuk është vendosur në pozitat më të mira”, ka deklaruar Djorkaeff.
Sipas tij, Ronaldo nuk ka ndryshuar mënyrën e lojës ndër vite dhe përgjegjësia i takon ekipit që ta shfrytëzojë më mirë eksperiencën e tij. “Ne e njohim Cristianon, ai ka vite që luan në këtë mënyrë. Çfarë prisni? Që ai të ndryshojë? Nëse vendos ta aktivizosh, duhet të sigurohesh që skuadra të luajë për të”, u shpreh ish-ylli francez.
Ai shtoi se një nga problemet kryesore të Portugalisë ishte fakti që lojtarët nuk morën përgjegjësi kolektive. “Ajo që nuk më pëlqeu në këtë ekip është se të gjithë ia lanë përgjegjësinë Cristiano Ronaldos”, p ërfundoi Djorkaeff.
