Në seancën e fundit përgatitore te Anglia, janë evidentuar 3 mungesa shumë të rëndësishme, fjala është për mbrojtësin Recce James, Marc Guehi dhe mesfushorin Declan Rice. Situata nuk ka të bëjë thjeshtë me një mungesë për qetësimin e muskujve apo çlodhje, por më problematike. Rice vazhdon të ketë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, asgjë e sigurtë për prezencën ndaj Norvegjisë.
James vijon të “lëngojë” nga problem fizike dhe nuk pritet të rrezikohet. Përsa i takon Guehi, edhe pse nuk u stërvit, jep shpresë për duelin me “Vikingët”. Ndeshja ndaj Norvegjisë së Haaland do të mbahet më datën 11 korrik, ora .
