KFF Vizioni: Lumbardha Misini, lojtarja u rrit dhe u zhvillua nën

0%

Klubi i futbollit Vizioni i Ferizajt mburret me sukseset e Lumbardha Misini. Lumbardha është fituese e Kupës së Zvicrës me klubin e futbollit Servette. Ndryshe është anëtare e kombëtares së Kosovës dhe prej më të mirave. “Një rrugëtim i ndërtuar me punë, përkushtim dhe talent.

Lumbardha Misini, lojtarja që u rrit dhe u zhvillua te KF Vizioni nën drejtimin e trajnerëve Qerim dhe Vigan Shaqiri, ka bërë një tjetër hap të madh në karrierën e saj. Pas paraqitjeve të shkëlqyera me Servette në Zvicër, ajo tashmë i bashkohet një prej klubeve më të mëdha të futbollit evropian, Bayer Leverkusen.

Ky transferim është dëshmi e punës së palodhur, disiplinës dhe cilësisë së saj, por edhe krenari e madhe për KF Vizioni dhe të gjithë ata që kontribuan në zhvillimin e saj. Të urojmë shumë suksese, Lumbardha! Vazhdo të na bësh krenarë në skenën evropiane”., shkruan në faqen e klubit Vizioni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot