Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar fotografi nga pjesëmarrja e tij në Samitin e NATO-s, i cili po mbahet në Ankara të Turqisë. Përmes postimit në rrjetet sociale, Rama ka ndarë momente nga aktivitetet zyrtare të samitit, ku shihet përkrah liderëve të vendeve anëtare të Aleancës, përfshirë edhe presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan.
Samiti ka mbledhur krerët e shteteve dhe qeverive të 32 vendeve anëtare të NATO-s, të cilët po diskutojnë zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, forcimin e mbrojtjes kolektive dhe bashkëpunimin mes aleatëve.
Takimi konsiderohet një nga ngjarjet më të rëndësishme diplomatike dhe të sigurisë për vendet anëtare, në një kohë kur sfidat rajonale dhe globale mbeten në fokus të agjendës së Aleancës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
