Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar gjatë një aksioni të zhvilluar në tri lokacione në Leposaviq dhe Vushtrri, ku janë sekuestruar armë, municion dhe sende të tjera. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, aksioni është realizuar të mërkurën, nga ora deri në , pas pranimit të disa informatave.
Gjatë kontrolleve në tri prona të një të dyshuari, në fshatin Krajkovë të Leposaviqit dhe fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë, policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me 30 fishekë, dy bomba tymuese, një pistoletë me gaz, si dhe një flamur me mbishkrimin “Kosovo je Serbia”. I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit.
“Pas disa informatave të pranuara njësitë policore gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kanë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike AK-47 me 30 copë fishekë, dy bomba tymuese, një pistoletë me gaz dhe një flamur me mbishkrim ‘Kosovo je Serbia’.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në kontroll, posedim i paautorizuar i armëve” dhe hetimet po vazhdojnë.
