Një person është arrestuar në Milloshevë të Obiliqit, pasi dyshohet se ka kanosur një qytetar duke i ekspozuar një armë zjarri. Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 8 korrik rreth orës . Ankuesi, ka raportuar se i dyshuari e ka kanosur duke i treguar një pistoletë.
Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë, një leje e armës për shenjëtari si dhe një libër për evidentimin e lëvizjes. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
