SHBA-ja sulmon Iranin për të dytën natë me radhë, Irani shënjestron

0%

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se kanë goditur 90 objektiva në natën e dytë të sulmeve ndaj Iranit, ka raportuar të enjten () BBC . Disa vende të Gjirit kanë raportuar tashmë sulme iraniane – duke përfshirë shpërthime në kryeqytetin e Bahrejnit, Manama, neutralizim të raketave dhe dronëve nga Kuvajti, dhe aktivizimin e alarmit të sigurisë në Katar.

Mohammad Bagher Ghalibaf, kryenegociatori i Iranit me SHBA-në, thotë se Amerika “ende nuk e ka mësuar se ngacmimi dhe shkelja e premtimeve nuk kalojnë më pa kosto”. Mediat iraniane kanë raportuar se shpërthime u dëgjuan në zonat përgjatë bregdetit jugor të vendit dhe se sulmet kanë goditur ishujt e kontrolluar nga Irani në Gjirin Persik.

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se Irani dëshiron “të arrijë marrëveshje” – më pak se 24 orë pasi deklaroi se bisedimet janë “humbje kohe”. Kjo vjen pas sulmeve të SHBA-së të martën, për të cilat Komanda Qendrore e SHBA-së tha se ishin kundërpërgjigje ndaj sulmeve mbi tre anijeve tregtare që po përshkonin Ngushticën e Hormuzit. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo