Ekskluzive | Aksident i rëndë në fabrikën e KEK-ut në Obiliq,

0%

Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur të martën në një objekt të KEK-ut në Obiliq, ku një punëtor ka pësuar lëndime serioze gjatë procesit të punës dhe është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 8 korrik, rreth orës , në Fabrikën e Pajimeve Xehtare, në zonën e KEK-ut, në fshatin Palaj.

Sipas informacioneve, punëtori Milazim Binaku rreth 59-vjeç ishte duke operuar një makineri me telekomandë, kur gjatë manovrimit një bulon metalik rreth 12 centimetra u deformua nga presioni i makinerisë dhe u shkëput, duke e goditur fuqishëm në pjesën e fytyrës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për shkak të lëndimeve të pësuara, ai është dërguar fillimisht për ndihmë mjekësore, e më pas është hospitalizuar në QKUK në Prishtinë, ku po vazhdon trajtimin. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, si dhe Inspektorati i Punës, të cilët kanë nisur ekzaminimin e rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa është iniciuar procedurë për veprat penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe “ Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm ”.

Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në punë dhe për të përcaktuar përgjegjësitë lidhur me aksidentin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com