Platforma X në iOS me editor të integruar për video

0%

Aplikacioni i rrjetit social X për pajisjet me sistemin operativ iOS ka marrë një funksion të ri – një editor të integruar për video, i cili synon t’u mundësojë krijuesve të përmbajtjes të prodhojnë dhe publikojnë më lehtë materiale origjinale direkt në platformë.

Përditësimi i ri përfshin një mjet për regjistrim dhe përpunim të videove, me mundësi për shtimin e titrave në disa gjuhë dhe personalizimin e pamjes së tyre. Gjithashtu është shtuar edhe funksioni “green screen”, i cili u lejon përdoruesve të ndryshojnë sfondin e videos duke përdorur fotografi nga telefoni ose postime të tjera në platformën X.

Sipas drejtuesve të X, qëllimi kryesor i këtij funksioni është të nxisë përdoruesit të krijojnë më shumë përmbajtje origjinale, në vend që të publikojnë video të ricikluara nga platforma të tjera.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo lëvizje shihet si pjesë e përpjekjeve të X për të konkurruar më fuqishëm me platformat e fokusuara te videot, si TikTok dhe Instagram, duke ofruar më shumë mjete për krijuesit e përmbajtjes brenda vetë aplikacionit. Kompania pritet të sjellë edhe përditësime të tjera për editorin e videos në javët e ardhshme, me synim zgjerimin e mundësive krijuese për përdoruesit e platformës.

Burimi: Telegrafi