Barcelona ka bërë një hap konkret për transferimin e Karim Adeyemit, duke i paraqitur një ofertë zyrtare Borussia Dortmundit për sulmuesin gjerman. Sipas gazetarit Gerard Romero, negociatat mes dy klubeve janë në zhvillim dhe drejtuesit e Barcelonës presin përgjigjen e klubit gjerman për ofertën e dërguar.
Raportohet se Adeyemi e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të kaluar te Barcelona, duke e konsideruar klubin katalanas si destinacionin e vetëm që dëshiron gjatë këtij afati kalimtar. 🚨🔵🔴 BREAKING: Barcelona submit official bid to Borussia Dortmund for Karim Adeyemi. Negotiations ongoing with BVB as @gerardromero reported.
Adeyemi wants Barcelona as ONLY club to join this summer. 🫱🏻🫲🏼 Barça made their bid and want Adeyemi now, waiting on BVB decision. pic.twitter.com/mhKq9OGfPn — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 8, 2026 Barcelona është e vendosur ta transferojë 24-vjeçarin sa më shpejt dhe tani gjithçka varet nga vendimi i Borussia Dortmundit, e cila duhet të vendosë nëse do ta pranojë apo jo ofertën e katalanasve.
Në ditët në vijim pritet të ketë zhvillime të reja, ndërsa Barcelona shpreson ta mbyllë me sukses një nga objektivat kryesorë të merkatos së verës.
