Yllin boshnjak e befasojnë në Gjermani, qindra tifozë e presin në

0%

Ylli i ri i kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës, Kerim Alajbegovic, është rikthyer në Gjermani pas aventurës së “Dragonjve” në Kupën e Botës, ku shkroi emrin e tij në historinë e këtij turneu. 18-vjeçari mbërriti në Koln, ku u prit nga qindra tifozë boshnjakë të mbledhur për t’i uruar mirëseardhjen.

Atmosfera ishte emocionuese, ndërsa tifozët kënduan këngën e njohur “Ljiljane” të Halid Besliqit në nder të talentit të ri. Alajbegovic foli për përvojën e tij të parë në një Kupë Bote, duke e cilësuar si një moment të paharrueshëm në karrierë. “Hera e parë ishte absolutisht fenomenale. Nuk mund t’u besoja lojtarëve me të cilët po luaja dhe me të cilët ndaja dhomën e zhveshjes.

Ishte një ndjenjë e mrekullueshme të luaja për vendin tim”, deklaroi ai. Kerim Alajbegović welcomed by Bosniaks in Cologne where he was born. pic.twitter.com/L4N5gqLQYH — Haris Begić 🇧🇦 (@cirijab43791) July 8, 2026 Talenti boshnjak kujtoi edhe golin e tij të shënuar ndaj Katarit, një moment historik për të dhe për kombëtaren.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Të shënosh një gol në Kupën e Botës është diçka e veçantë për çdo lojtar. Ajo ishte ndeshja më e rëndësishme për ne në grup dhe është një ndjenjë e jashtëzakonshme kur mund të shënosh për atdheun tënd”, u shpreh Alajbegović. Pavarësisht moshës së re, sulmuesi anësor u bë një nga protagonistët e Bosnjës në Botëror.

Ai shënoi në fitoren 3-1 ndaj Katarit dhe u bë golashënuesi i tetë më i ri në historinë e Kupës së Botës. Për më tepër, Alajbegovic vendosi edhe një rekord të veçantë, duke u bërë golashënuesi më i ri në historinë e Kupës së Botës me një gol të realizuar nga jashtë zonës së penalltisë.

Me talentin dhe paraqitjet e tij, 18-vjeçari tashmë shihet si një nga shpresat më të mëdha të futbollit boshnjak për të ardhmen.

Burimi: Telegrafi