E njëjta shkollë ka mbretëruar në Dardani në kohën e Hashim Thaçit, i cili ia caktonte vetes se ku do të merrte pjesë ose kush do ta përfaqësonte Dardaninë.
Rasti më eklatant ka qenë ai historik i shpalljes së Pavarësisë, kur e caktoi veten ta lexonte atë tekst, ndonëse ai në të vërtetë i takonte Presidentit Fatmir Sejdiu ose Kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili sot po gjykohet në Hagë dhe njëkohësisht konsiderohet i burgosur politik.
Sot mbahet protesta e 39-të kundër narkodiktatorit, hajdutit dhe tradhtarit me damkën më të rëndë që historia shqiptare ka mbajtur ndonjëherë mend. Harrojeni Esat Pashë Toptanin dhe Haxhi Qamilin; ky ua kalon. Protesta, nëse është e nevojshme, le të shkojë edhe deri te e 139-ta, derisa shqiptaria ta heqë qafe këtë barrë turpi dhe tradhtie nga radhët e kombit.
Ftoj shqiptarët nga të gjitha anët e globit që të marrin pjesë në Sheshin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Tiranë. Dardania, si bashkëshpallëse e Pavarësisë më në Vlorë, e siguroi ngritjen e flamurit përmes Heroit të Kombit, Isa Boletinit, në një kohë kur ajo pengohej nga forcat e Haxhi Qamilit.
Dardanët, sikurse në vitin 1912, edhe sot duhet ta kenë vendin e tyre, sepse Shqipëria edhe atëherë pengohej për ta arritur atë moment historik. Sot, Vuçiqi i Tiranës zhvillon akrobacione politiko-diplomatike sipas urdhrave të Vuçiqit të Beogradit dhe zagarëve të tij, për çka është investuar 1 miliard e 600 milionë.
Shqipëria dhe shqiptarët nuk guxojnë t’i nënshtrohen këtij monstrumi e idioti të këtij kalibri, i cili është unik në kombin tonë, më të vjetrin në Ballkan dhe në Evropë. Nëse heziton të largohet, atëherë dërgojani porosinë e fundit nga populli, sepse kjo nuk është një kërkesë politike për pushtet, por një kërkesë për mbijetesën e popullit. Zëri i popullit është zëri i Zotit.
Ky nuk njeh as Zot, as popull. Pyetje publike: A ka Shqipëria President?! Hafiz Shala New York
