Ndalimi i tre zyrtarëve në Qafë Thanë, VLEN kërkon përgjigje zyrtare

0%

Partia në pushtet, VLEN, ka reaguar pas lajmin se tre zyrtarë qeveritarë janë ndaluar në pikën kufitare Qafë Thanë dhe nuk janë lejuar të futen në territorin e shtetit të Shqipërisë.

Qoku, Azizi dhe Murtezani përballen me ndalesë për hyrje në Shqipëri Nga VLEN kërkojnë sqarime nga shteti shqiptar se a janë vërtetë këta persona të ndaluar ne vendim shtetëror dhe nëse po, mbi çfarë faktesh është vendosur një masë e tillë.

Reagimi i plotë: Sot, në pikën kufitare Qafë Thanë, koordinatori i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, janë ndaluar për rreth një orë pa asnjë shpjegim zyrtar, ndonëse të tre ishin të pajisur me pasaporta diplomatike.Sipas informacioneve të komunikuara jozyrtarisht nga policia kufitare, ndaj tyre paska një ndalesë hyrjeje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, asnjë vendim, dokument apo arsyetim nuk u është bërë i ditur.VLEN kërkon nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë të informojnë opinionin publik nëse ekziston vërtet një masë e tillë.

Nëse po, kush e ka marrë këtë vendim, mbi çfarë baze ligjore është mbështetur dhe cilat janë arsyet konkrete për një veprim të tillë ndaj zyrtarëve të zgjedhur dhe përfaqësuesve institucionalë.Marrëdhëniet ndërshqiptare duhet të ndërtohen mbi transparencë, respekt institucional dhe komunikim të qartë, jo mbi ndalesa të pashpjeguara dhe procedura që lënë vend për dyshime.

Për rastin në fjalë deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi reagoi duke thënë se Shqipëria nuk është pronë e askujt por e shqiptarëve, ndaj ndalesën e quajti të pakuptimtë dhe të paarsyeshme. Ju ndalua hyrja në Shqipëri, Azizi: Shqipëria nuk është pronë e askujt

Burimi: Telegrafi