Kjo fotografi është para 25 viteve, kur klubi i hendbollit Prishtina ishte në ditët më të mira me legjendën e hendbollit Verim Zherka.
Një foto sa një mijë fjalë e me burra të mëdhenj, dy prej tyre nuk janë në mesin tonë, legjenda e hendbollit, ish portieri i mirënjohur Skënder Sahiti dhe Izet Gjinovci, ish sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës për 22 vite (2002 – 2024).
Kohën kur u fotografuan (viti 2001), Mexhit Devaja ishte kryetar i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Besim Hasani – kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, Izet Gjinovci – drejtor i KH Prishtinës, Verim Zherka – hendbollist e reprezentues i spikatur i Kosovës, Skënder Sahiti – trajner disa vite në klube të ndryshme.
Prishtina fitoi Kupën e Kosovës në edicionin 2000-2001 nën drejtimin e hendbollistit me përvojë të madhe Verim Zherka, ndërsa Gjinovci ishte drejtor i klubit. Kjo fotografi ka shumë domethënie sepse është me figurat të cilët dhanë shumë për sportin..