Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

0%

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur të mërkurën në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier.

Gjatë takimit, Konjufca vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për Kosovën dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat me interes të përbashkët dhe në kuadër të perspektivës evropiane të vendit.

Ai gjithashtu e falënderoi ambasadorin Cuvelier për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë mandatit diplomatik në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës. Në fund të takimit, Konjufca i uroi ambasadorit Cuvelier suksese në angazhimet e tij të ardhshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot