Nga: Donisa Fazliu Shpërndaje në: Ka dalë para Gjykatës Supreme, Edmond Lajqi i dënuar në shkallë të parë dhe të dytë, me burgim të përjetshëm, për vrasjen e bashkëshortes së tij Gjyljeta Ukellës. Fehmije Bytyqi, avokatja e familjes së Gjyljeta Ukellës, ka thënë se sot Gjykata Supreme ka mbajtur gjykimin dhe si palë e dëmtuar kanë kërkuar që të vërtetohet dënimi.
Ka shtuar se ka paraqitur vërejtjen se si Prokuroria e Shtetit nuk merr pjesë në një seancë të tillë të rëndësishme. “Unë kërkova që të vërtetohet ky aktgjykim, sepse nëse një burrë e privon nga jeta gruan e tij, atëherë ku duhet të ndihet i sigurt një anëtar i familjes”, ka thënë ai. Vëllai i Gjyljeta Ukellës ka thënë se kanë besim në gjykata dhe dënimi do të mbetet i njëjtë.
“Ai qysh po pretendon se është komplet i pafajshëm, ne ballafaqohemi çdo ditë me vrasjen e saj, sepse kemi tre fëmijë në shtëpi që po rriten, po shkollohen në mënyrën më të mirë porse mungesën e nënës nuk po mundemi me zëvëndësu. Sepse sa për babë, kemi thënë disa herë që nuk ka qenë kurrë i interesuar për ta”, ka thënë ai.
Më , Gjykata Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër Edmond Lajqit, i cili akuzohet se më ka vrarë bashkëshorten e tij në Pejë. Në aktakuzë thuhet se më , rreth orës , në Pejë, në rrugën “Bill Klinton” e pikërisht në banesën e tij, i pandehuri me dashje dhe me armë – pistoletë e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Gjyljeta Ukellën.
Gjithnjë sipas aktakuzës, për shkak të problemeve të vazhdueshme që i kishte pasur i pandehuri me viktimën Gjyljeta Ukella, ku i njëjti kishte ushtruar edhe dhunë psikike ndaj viktimës, një ditë para ditës kritike i pandehuri ka shkuar në Spital ku ka qëndruar me nënën e tij e cila ka qenë duke u trajtuar nga një sëmundje, dhe në mëngjes i pandehuri është kthyer në banesë ku prezent ka qenë vajza e tyre T., dhe me qëllim që i pandehuri të mbetej vetëm me viktimën, ka kërkuar nga vajza e tyre T., të shkonte në dyqan për të blerë diçka.
Me ç’rast, thuhet derisa viktima ka qenë duke qëndruar ulur në krevatin e sallonit të banesës, i pandehuri ka shtënë në drejtim të viktimës. E pranishme në seancë ishte edhe vajza e tyre.
