​Arrestohen tre të dyshuar në Zubin Potok pasi prenë dru në pyll

0%

Brenda një dite janë arrestuar tre persona në Mokra Gore të Zubin Potokut pasi të njëjtit kanë prerë dru në pyll, pronë shtetërore. Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë edhe detaje. Sipas Policisë, në rastin e parë janë hasur dy të dyshuar duke prerë dru, e tjetri është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe janë sekuestruar një kombi dhe një motor-sharrë.

“Njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, së bashku me zyrtarët e APK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur dy të dyshuar meshkuj kosovarë, duke prerë dru në pyll, në pronë shtetërore. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar, ndërsa tjetri është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Në konsultim me prokurorin, automjeti-kombi dhe një motor sharrë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt” , thuhet në raport. Njësoj ka ndodhur edhe me rastin e dytë, ku i dyshuari është arrestuar dhe janë sekuestruar një kombi dhe një motor sharrë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, së bashku me zyrtarët e APK-së, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur të dyshuarin mashkull kosovar duke prerë dru në pyll, në pronë shtetërore. I dyshuari është arrestuar, automjeti-kombi dhe një motor sharrë i është sekuestruar.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. Ndërsa tek rasti i tretë pas arrestimit janë sekuestruar një traktor me rimorkio dhe dy motor sharra.

Burimi: Bota Sot