Klubi i futbollit Mitrovica pretendon të jetë sa më e kompletuar për edicionin e ri, ku pas një viti janë rikthyer në Ligën e Parë të Kosovës. Mitrovica është përforcuar me futbollistin Shpresim Prestreshi. “FC Mitrovica ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Shpresim Prestreshi, i cili nga sot është zyrtarisht pjesë e familjes sonë.
Prestreshi i bashkohet klubit me ambicie të mëdha, cilësi dhe dëshirë për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje, duke forcuar repartin e mesfushës për sezonin e ri. Jemi të bindur se me përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, Shpresimi do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin dhe do të kontribuojë në arritjen e objektivave tona” , ka njoftuar FC Mitrovica.
