Shpërndaje në: Pavarësisht dyshimeve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë.
Me një video në rrjetet sociale nga Ankaraja, aty ku po mbahet samiti i sivjetmë i aleancës veriatlantike, Rama ka ironizuar me raportimet se samiti i NATO-s në Tiranë është në dyshim, duke shtuar se ka ikur koha kur “të tjerët bënin ç’të donin me Shqipërinë”. “Po si thanë që samiti nuk do të bëhet në Shqipëri? Kështu thanë ë? Epo, ka ikur ajo kohë.
Ka ikur ajo kohë kur të tjerë bënin ç’të donin me Shqipërinë. Tash, Shqipëria bën atë që thotë dhe thotë atë që bën… kështu që samiti i ardhshëm do të jetë në Tiranë”, ka thënë Rama.
Një javë më parë, Reuters raportoi se samiti i ardhshëm i NATO-s, i planifikuar të mbahet në Shqipëri, është në pikëpyetje për shkak të shpenzimeve të ulëta për mbrojtjen nga vendet anëtare dhe shmangien e një përplasjeje me presidentin amerikan Donald Trump. NATO-ja zakonisht mban samit një herë në vit.
