Policia në Lipjan takon përfaqësues të institucioneve lokale për

0%

Policia e Kosovës në Lipjan ka mbajtur takim me kryetarët e fshatrave të kësaj komune, përfaqësues të zjarrfikësve, përfaqësues të Komunës së Lipjanit dhe të Bashkësisë Islame, në kuadër të projektit “Bashkësi e sigurt pa zjarre”.

Takimi është mbajtur më dhe është udhëhequr nga komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, kapiten Brahim Shatrolli, së bashku me udhëheqës të tjerë të këtij stacioni. Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin e zjarreve të qëllimshme dhe aksidentale në hapësira të hapura.

Fokus i veçantë iu kushtua mbrojtjes së tokave bujqësore dhe pyjeve, të cilat gjatë sezonit të verës janë më të rrezikuara nga zjarret. Në takim është diskutuar edhe për aplikacionin “Lajmëro Policinë”, përmes të cilit qytetarët mund të raportojnë në çdo kohë raste që lidhen me sigurinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Policisë, nga raportimi i rasteve përmes këtij aplikacioni kontribojnë “në parandalimin e incidenteve, rritjen e sigurisë publike dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët”. Këtë vit, policia në komuna të ndryshme ka mbajtur takime e trajnime për menaxhimin e zjarreve dhe ka bërë thirrje për kujdes.

Gjatë muajve të verës në vitin 2025, në Kosovë kanë qenë qindra vatra të zjarreve aktive.

Burimi: Kallxo