Nis sezoni evropian edhe për gjyqtarët e Kosovës

0%

UEFA i ka besuar një tjetër detyrë të rëndësishme ekipit të gjyqtarëve nga Kosova, duke deleguar Visar Kastratin si gjyqtar kryesor në ndeshjen e raundit të parë kualifikues të UEFA Europa League 2026–27 ndërmjet CSKA Sofia dhe Derry City F.C. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 9 korrik në Sofje. Kastrati do të asistohet nga: Asistentë: Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatovci.

Gjyqtar i katërt: Valon Bajgora. AVAR: Genc Nuza, ndërsa VAR do të jetë gjermani Sören Storks.

Burimi: Bota Sot