Prattipati përsërit kërkesën për gazin amerikan: Siguroni investimet

0%

Shpërndaje në: E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Prattipati, ka përsëritur kërkesën që Kosova ta pranojë gazin amerikan, teksa theksoi se kjo do t’i siguronte investime amerikane në të ardhmen.

Teksa mori pjesë në ndarjen e çmimeve të partneritetit SHBA – Kosovë në ceremoninë e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë të mërkurën, Prattipati e përshëndeti vendimin që Kosova i ka larguar tarifat doganore për mallrat amerikane.

Sipas njoftimit të ambasadës, ajo vuri në pah që Kosova duhet ta diversifikojë furnizimin me energji me gaz natyror të lëngshëm amerikan (LNG), që sipas saj, do t’i siguronte investime amerikane në të ardhmen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prattipati edhe në fillim të qershorit përmes një opinioni i pati bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e Bashkuara përmes projektit për gazin e lëngshëm natyror, duke thënë se kjo do t’i ndihmonte ta sigurojë të ardhmen e vet energjetike. Sa i përket vendeve të rajonit, Shqipëria ka firmosur projektin në prill.

Ndërkohë këtë e ka bërë edhe Bosnjë-Hercegovina dhe Kroacia. Por Qeveria në detyrë ka këmbëngulur në gazifikimin e thëngjillit.

Burimi: Koha