Kardinali spanjoll, Cristobal Lopez Romero, i cili është edhe ipeshkv i Rabatit, kryeqytetit të Marokut, është vetëpezulluar pas akuzave për ngacmim seksual të grave, ka njoftuar Vatikani në faqen e lajmeve, raporton Reuters .
“Akuzohem për sjellje të papërshtatshme ndaj grave”, ka theksuar Lopez Romero në një deklaratë të botuar nga “Vatican News” të martën (), duke shtuar se situata e ka nxitur Kishën Katolike ta hetojë paraprakisht. Lajmi për akuzat u raportua për herë të parë, të martën nga AFP-ja.
Në hulumtim, agjencia franceze e lajmeve ka raportuar se të paktën pesë gra kishin akuzuar 74-vjeçarin për sulm seksual. AFP-ja ka cituar Lopez Romeron të ketë thënë: “Nuk kam kryer as sulm, as nuk kam ushtruar dhunë dhe as ngacmim seksual”.
Kardinali u zotua të bashkëpunojë plotësisht me hetimin e Vatikanit dhe ka thënë se për ta shmangur ndërhyrjen në hetim, do të tërhiqet nga kryesimi i festimeve publike dhe pjesëmarrja në aktivitete baritore. Lopez Romero ka qenë kardinal prej vitit 2019 dhe ipeshkv i Rabatit që nga viti 2018.
Konsiderohet relativisht progresiv brenda hierarkisë katolike dhe shihej si kandidat potencial për papë në konklavën e vjetme. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
