Ekspozita personale “anGjelus Novus” e krijuesit Arianit Lakna, hapet sonte, më , në ora , në galerinë “Open Art Gallery” në Prishtinë. Ekspozita është kuruar nga Artrit Bytyçi.
Veprat nga Arianit Lakna me lajtmotivin e gjelit, thuhet në njoftimin e “Open Art Gallery”, mund të shikohen si bashkëbisedim me “Angelus Novus” nga Paul Klee, e sidomos me interpretimin e veçantë që ia bën Valter Benjamin. Mirëpo “anGjeli i Ri” i Arianit Laknës shkon përtej. Ekspozita “anGjelus Novus” do të qëndrojë e hapur një muaj në “Open Art Gallery”.
