Na e grabitën fitoren, raportimet pas triumfit të Argjentinës ndaj

0%

Lot, krenari dhe zemërthyerje, Egjipti u largua nga Botërori, por fitoi respektin e botës. Kështu e ka përshkruar Shaimaa Khalil, korrespodent i BBC, ndeshjen e mbrëmshme, teksa ka treguar bisedën me nipin e tij 9-vjeçar. “Ishte një katastrofë, na e grabitën”, ka thënë fëmija me lot në sy.

Ndeshja ishte një udhëtim emocionesh: nga shpresa te besimi, më pas te euforia, për t’u kthyer në zemërim dhe në fund në dhimbje, raporton ai. “Si një amerikan me origjinë egjiptiane, e përjetova çdo minutë të kësaj ndeshje,” është shprehur 41-vjeçari Sami Elmansoury.

“Të shihja Egjiptin të arrinte fitoren e parë në histori në Kupën e Botës dhe më pas të përballej si i barabartë me Argjentinën është diçka që nuk do ta harroj kurrë. Askush nuk mund ta zbehë atë që këta futbollistë i treguan botës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Paraqitja e tyre në këtë turne do të mbahet mend për shumë kohë.” Motoja e ekipit gjatë gjithë Botërorit ishte “Mekameleen”, që në shqip do të thotë “Do të vazhdojmë përpara”.

Burimi: Bota Sot